Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Burim Latifi: Skandali i hortikulturës në SHA MEPSO

Përditësimi i fundit: 2024/10/08 at 11:34 AM
Publikuar October 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i ri i SHA MEPSO, Doc. Dr. Burim Latifi, ka adresuar situatën e furnizimit publik për regullimin hortikulturor, duke theksuar se procedura ka filluar nën menaxhimin e mëparshëm dhe është firmosur nga zyrtarë të BDI-së dhe Frontit Evropian. Latifi thekson se kontrata është një marrëveshje kornizë dhe deri tani nuk është shpenzuar asnjë cent. Ai siguron publikun se as në të ardhmen nuk do të bëhen shpenzime të panevojshme, duke dënuar lajmet e pavërteta dhe duke garantuar transparencë në vazhdim, shkruan 3shi.net


Postimi i plotë i z.Latifi:
Të dashur miq,

- Reklamim -

Në interes të informimit objektiv të opinionit, po e elaboroj situatën aktuale me furnizimin e regullimit hortikulturor në ShA MEPSO, e cila u bë pjesë e ngjarjeve ditore politike.

Së pari, prokurimin e famshëm të hortikulturës e ka bërë menaxhmenti i mëparshëm i përbërë nga njerëzit e BDI-së dhe Zijadin Selës.
Së dyti, konstatimin për nevojën e një furnizimi të tillë në SHA MEPSO e ka nënshkruar ish-ministri i BDI-së, Bilen Saliji, në cilësinë e anëtarit të bordit të drejtorëve të SHA MEPSO.
Së treti, përzgjedhja e kompanisë fituese në procedurën e furnizimit publik për regullim hortikulturor është bërë nga drejtori i mëparshëm i SHA MEPSO, Zudi Koka, i emëruar nga Fronti Evropian.
Së katërti, të ballafaquar me situatën e mospasjes së asnjë mundësie dhe baze ligjore për anulim të procedurës për furnizim në këtë fazë finale, kontrata u nënshkrua për t’i ikur mundësisë për padi dhe proces gjyqsor nga kompania fituese e përzgjedhur nga menaxhmenti i kaluar i SHA MEPSO.
Së pesti, bëhet fjalë për një kontratë kornizë, e cila mund të ketë implikime finansiare vetëm në rast se bëhet porosi. SHA MEPSO deri tani nuk ka shpenzuar asnjë cent për këtë furnizim publik.
Së gjashti, as në të ardhmen nuk do të bëjmë shpenzime të panevojshme për SHA MEPSO.

Për ta bërë më të qartë për ju, do të përpiqem të përshkruaj më hollësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Furnizimi publik i famshëm i regullimit hortikulturor, daton si procedurë shumë më herët sesa unë të vija si udhëheqës i institucionit, kur ish-ministri i BDI-së në cilësinë e anëtarit të bordit drejtues të SHA MEPSO, Bilen Saliji ka nënshkruar kërkesën për nevojën e regullimit hortikulturor, lexo: luleve. Më poshtë mund ta shihni edhe dokumentin!

Më tutje, duhet ta informoj opinionin e gjërë se ish drejtori i SHA MEPSO Zudi Koka nga koalicioni Fronti Evropian ka nënshkruar vendimin për përzgjedhjen e kompanisë fituese të furnizimit publik të regullimit hortikulturor. Ende pa ardhur unë në detyrë. Bashkangjitur mund ta shihni edhe dokumentin!

Duke u ballafaquar me këtë situatë, ku të gjitha afatet për anulim të furnizimit dhe ankesa kishin kaluar pa ardhur ne në detyrë, ne si menaxhment i ri, ishim të vendosur para aktit të kryer, ose ta zbatojme proceduren deri nelë fund, ose të rrezikojmë të paditemi nga kompania fituese e përzgjedhur nga vet drejtori i mëparshëm.

Dua të potencoj, se duke qenë marrëveshje kornize, dmth asgjë nuk paguhet para kohe, por vetëm pasiqë potencialisht të porositet ndonjë produkt, e kemi nënshkruar lëndën për t’i ikur padisë, me bindjen e fuqishme se asnjë denarë nga ky furnizim nuk do të harxhohet e paguhet, sepse VLERSOJMË SE JANË SHPENZIME TË PANEVOJSHME!

Dmth, të gjitha informacionet për gjoja se kaq apo aq denarë janë harxhuar, janë vetëm FAKE NEWS.

Për më tepër, në mënyrën më transparente, ftoj opinionin e gjërë ta ndjek nesë për 11 muaj sa zgjat kontrata, a do të harxhohet edhe një cent në këtë drejtim, duke dhënë fjalë publike se ajo nuk do të ndodhë.

Herën e ardhshme, është mirë të lexojnë, të analizojnë para se të dalin para kamerave e të bëhen turpi dynjasë!

Ashtu siç u tha edhe në reagim, e garantojmë opinionin se asnjë cent nga ai furnizim nuk do të shfrytëzohet!

Mbetemi të vendosur që ne do të bëjmë NDRYSHIMIN dhd jo vetëm NDËRRIMIN e disa personave.

Miqësisht,
Doc. Dr. Burim Latifi

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
ETIKETUAR: #BurimLatifi, toplajm
3shi.net 8 Tetor, 2024 October 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
Artikulli tjetër Kocevski: Lëndët gjyqësore nuk fshihen në sirtarë, procedurat janë të gjata për arsye objektive

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Vrau gruan dhe tentoi të arratisej – Arrestohet 38 vjeçari nga policia në “Tabanoc”

    3shi.net May 4, 2025
    Mexhiti udhëheq seancën e Qeverisë: Zotohem se do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!
    VLEN uron shqiptarët anekënd botës 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
    Fetai i kundërpërgjigjet Grubit: Pushka top t’u bëftë, as Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë
    Skender Rexhepi-Zejd kundër Ali Ahmetit për takimin me figurën kontroverse: “Feja ime është Islami, Zoti im është Allahu”
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?