Drejtori Gjeneral i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E, e cila u mbajt në Bruksel, ku janë diskutuar çështjet kyçe për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik në nivel evropian. Sipas njoftimit të tij, në fokus të diskutimeve ka qenë “Grids Package”, roli i ENTSO-E në tregun e energjisë elektrike, si dhe prioritetet e ardhshme dhe masat për forcimin e sigurisë së sistemit energjetik.
Gjatë takimit është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e investimeve në infrastrukturën e transmetimit, si elemente kyçe për një sistem më të qëndrueshëm dhe të sigurt. Latifi ka bërë të ditur se angazhimi i MEPSO-s mbetet i fokusuar në pjesëmarrjen aktive në proceset evropiane dhe harmonizimin në kohë me zhvillimet dhe sfidat e reja në sektorin energjetik.

