Bujqit grekë bllokuan sërish vendkalimin kufitar Evzoni ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

1 Min. Leximi

Pika kufitare Evzoni, korridori kryesor i trafikut midis Maqedonisë dhe Greqisë, u mbyll përsëri dje për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të bllokadave nga fermerët grekë.

Këto protesta kanë shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të trafikut ndërkombëtar dhe vonesa të mëdha për pasagjerët, turistët dhe operatorët e transportit.

Evzoni u mbyll plotësisht për trafikun nga ora 17:00 deri në 21:00 sipas kohës maqedonase (18:00–22:00 sipas kohës lokale greke).
Ky është një vazhdim i protestave që fermerët kanë organizuar me bllokada të shumta katër-orëshe, të cilat kanë ngadalësuar periodikisht trafikun në këtë pikëkalim kyç për disa javë, bllokadë e cila është paralajmëruar edhe për sot.

Fermerët grekë po vazhdojnë bllokadat e tyre si pjesë e protestave kombëtare kundër subvencioneve të vonuara dhe të reduktuara, kostove të larta të prodhimit dhe presioneve të tjera ekonomike mbi sektorin bujqësor.

Ata i kanë organizuar protestat që nga dhjetori, duke përfshirë bllokime të arterieve të rëndësishme të trafikut dhe pikave kufitare me vendet fqinje.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull