Bujar Osmani kopjon planprogramin e Muhamet Elmazit për mbulimin e patentë-shoferit për të rinjtë

1 Min. Leximi
created by Polish

Në fushatën zgjedhore për komunën e Çairit është shënuar një zhvillim që ngre shumë dyshime për seriozitetin e ofertave politike. Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, sot doli me premtimin për të mbuluar shpenzimet e të rinjve për marrjen e patentë-shoferit.

Por ky premtim nuk është ide origjinale. Para vetëm dy javësh, kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, e kishte prezantuar këtë pikë si pjesë të planprogramit të tij. Elmazi kishte theksuar qartë se mbështetja e të rinjve në këtë drejtim është mënyrë konkrete për të lehtësuar barrën financiare të familjeve dhe për t’u dhënë më shumë mundësi lëvizjeje dhe punësimi të rinjve të Sarajit.

- Advertisement -

Tani, i njëjti premtim, pa asnjë ndryshim të dukshëm, paraqitet nga Osmani në Çair. Ky rast hap debatin për mungesën e ideve të reja nga ana e kandidatëve të BDI-së dhe për tendencën e tyre për të kopjuar iniciativat që vijnë nga kandidatët e VLEN-it.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull