Bujar Osmani ka refuzuar ftesën për debat me kundër kandidatin Izet Mexhiti të televizionit 21.
Përmes një postimi në facebook Mexhiti tha se megjithatë sonte, nga ora 21:00, do të jetë i pranishëm në një intervistë ekskluzive në këtë televizion, duke lënë të hapur ftesën për debat ndaj Osmanit.
“E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar.
Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo. Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh.
Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur. Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë”, ka shkruar Mexhiti.
