Bujar Osmani: Çairi do të bëhet komuna më transparente në Maqedoninë e Veriut

2 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte e akuzoi pushtetin aktual lokal për mungesë transparence dhe neglizhencë ndaj komunës, duke premtuar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit të saj.

“Komuna e Çairit është komuna më jotransparente në Shkup, këtë nuk e them unë, por e tregojnë parametrat zyrtarë”, theksoi Osmani, duke shtuar se Çairi është komunë që nuk i publikon shpenzimet e saj, nuk tregon se ku shkojnë paratë e qytetarëve.

- Advertisement -

“Detyrimi im është që të premtoj se deri në fund të mandatit, Çairi do të bëhet komuna më transparente në Shkup”, theksoi Osmani.

- Advertisement -

Por premtimi nuk ndalet vetëm tek transparenca. Osmani paralajmëroi edhe ndryshim të kulturës së papërgjegjshmërisë së rrënjosur thellë:
“Çairi duhet të bëhet komunë me rregull. Të mos ndërrohen vetëm politikanët, por të ndryshohet mënyra e funksionimit. Të ndalojmë me praktikën ‘të shohim nëse ka vend të lirë për të ndërtuar diçka në mënyrë ilegale’,” tha ai.

Ai theksoi se ndryshimi do të fillojë nga gjërat e përditshme, “të vogla”, pikërisht ato që qytetarët i ndjejnë çdo ditë: shënjimi i rrugëve për siguri më të madhe të fëmijëve, trotuare pa makina të parkuara për nënat me karroca, rrugë pa gropa ku automjetet vazhdimisht prishen.

“Kjo nuk kërkon shumë para. Nuk kërkon investime të mëdha. Kjo kërkon kujdes. Dashuri për komunën. Dhe unë këtë e sjell me vete,” përfundoi Osmani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull