Brazili e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetmë të Kupës së Amerikës, duke mposhtur 4:1 Paraguain gjatë mesnatës.
I kritikuari i ndeshjes së parë, Vinicius Junior, shkëlqeu me dy gola.
Ylli i Real Madridit dhe favoriti për ta fituar Topin e Artë shënoi në minutën e 35-të e në fund të pjesës së parë.
Savio kontribuoi me një gol në minutën e 43-të, ndërsa Lucas Paqueta shënoi nga penalltia në minutën e 65-të. Lojtari i West Hamit e humbi një 11-metërsh në minutën e 31-të.
Kolumbia siguroi çerekfinalen pasi mposhti bindshëm 3:0 Kosta Rikën.
Luis Diaz (31’) nga penalltia, Davinson Sanchez (59’) dhe Jhon Cordoba (62’) ishin realizatorët e golave.
Në Grupin D, Kolumbia i prin grupit me gjashtë pikë, ndërsa Brazili është i dyti me katër. Kosta Rika ka një pikë e Paraguai asnjë.