Bllokohen objekte pa leje ndërtimi në Shuto Orizare, dyshohet se i përkasin ish-funksionarit të BDI-së

1 Min. Leximi

Inspektorati Shtetëror i Urbanizmit dhe Ndërtimit ka bllokuar sot disa objekte të ndërtuara pa leje në Komunën e Shuto Orizares, pas kërkesës së Prokurorisë dhe ankesave të shumta nga qytetarët.

Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se një pjesë e objekteve të bllokuara i përkasin një ish-funksionari të lartë të BDI-së. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me pronësinë dhe shkeljet e evidentuara.

- Advertisement -

Aksioni i Inspektoratit vjen në kuadër të përpjekjeve për të vënë nën kontroll ndërtimeve pa leje dhe për të zbatuar rregullat urbanistike në gjithë territorin e vendit. Pritet që institucionet kompetente të dalin me një raport më të detajuar mbi rastin në ditët në vijim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull