Blerta Taipi, shqiptarja që do ta drejtojë Komisionin për Shtetësi në Maqedoni

1 Min. Leximi

Blerta Kamberi Taipi është emëruar për kryetare të Komisionit të Veçantë për përcaktimin e kushtit për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky komision ka për detyrë të vlerësojë dhe konfirmojë njohjen e gjuhës zyrtare si kusht për fitimin e shtetësisë.
Emërimi i shqiptares Blerta Taipit, tregon përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në procese të rëndësishme shtetërore. Ky hap është një mesazh i qartë për bashkëpunim dhe përfshirje të barabartë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull