Blerim Sejdiu: Sot në Pallaticë nuk rrëzuam vetëm një shkollë të vjetër, por bëmë një kthesë historie

1 Min. Leximi

Një objekt që për dekada ka qëndruar si hijr e së kaluarës, si simbol i një epoke të huaj për ne. Askujt më parë nuk i është dhënë guximi e as e drejta ta shembë, sepse mbi të rëndonte një histori e imponuar, një kujtim i gjallë nga ish komunizmi.

Por sot, me këtë akt, nuk shembëm vetëm një mur të vjetër, por rrëzuam një epokë që pengonte frymëmarrjen e së ardhmes.
Sot, në Pallaticë, rrëzuam rrënjët e shkollave të komunizmit dhe hapëm derën e një epoke të re, epokës së zhvillimit, dinjitetit dhe përparimit dhe evropës🇪🇺🇦🇱

- Advertisement -

Historia nuk ndërtohet mbi rrënoja të së shkuarës, por mbi vizionin e së nesërmes.
Në vend të asaj shkolle të vjetër, lind shpresa e re: një hapësirë që do të bartë jo barrën e së kaluarës, por ëndrrat e fëmijëve tanë.

- Advertisement -

Ky është mesazhi ynë:
Ne nuk ndërtojmë mbi hijet e djeshme, por mbi dritën e së ardhmes.
Ne nuk jetojmë në të kaluarën, por e rrëzojmë atë kur ajo bëhet pengesë.
Ne ecim përpara, sepse Zhelina dhe Pallatica meritojnë zhvillim, jo nostalgji të imponuara.

#punë
#joFjalë
#guxim #jofrikë

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull