Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë sot me krenari lajmin për emërimin e Doc. Dr. Spec. Mimoza Bafqari-Bakiji në një prej pozicioneve më të larta të mjekësisë në vend. Ajo është emëruar Drejtoreshë e Institutit të Biokimisë Klinike në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup – një nga institucionet më prestigjioze në nivel kombëtar.
“Një tjetër krenari nga Zhelina! Ngadalë por sigurt, Zhelina po i jep vendit emra të dijes, të përkushtimit dhe të suksesit”, ka shkruar Sejdiu në një njoftim publik.
Duke e përshkruar si një “grua të dijes” dhe një “model për vajzat tona”, kryetari Sejdiu ka vlerësuar Bafqari-Bakijin jo vetëm për arritjen profesionale, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit.
“Kjo është fytyra e zhvillimit: gra të forta, profesionistë të përkushtuar, shqiptarë që ecin përpara me dinjitet”.
“Urime Mimozë! Na përfaqëso dhe na hapë rrugë të reja për besim dhe krenari!”, ka shkruar Sejdiu në një postim në rrjetet