Blerim Islami: “Rruga drejt ndryshimit në Dollnen ka nisur”

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Dollnenit nga VLEN, Blerim Islami, ka shprehur optimizëm për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si “hapin e parë drejt ndryshimit të madh”.

Në një tubim të mbajtur sonte në Llazhan, Islami ka marrë mbështetje nga aktivistë dhe qytetarë që, sipas tij, “e duan sinqerisht ndryshimin”.

“Rezultati i 19 tetorit i hapi derën ndryshimit të madh që po ndodh në Dollnen. Sonte në Llazhan, rrugëtimit tonë i dhanë fjalën aktivist dhe qytetarë që e duan ndryshimin. Nuk do të ndalemi, deri në fitoren e madhe më 2 nëntor,” – ka deklaruar Islami.

Kandidati apeloi qytetarëve të Dollnenit që më 2 nëntor të dalin në votime dhe të mbështesin platformën e tij me moton “Një zë për Dollnenin – Rretho numrin 7”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull