Blerim Islami: Një zë për Llazhanin, një zë për Zhitoshën- një fitore për Dollnenin!

1 Min. Leximi

Fushata për ndryshim në Dollnen po vazhdon me ritëm të pandalshëm. Kandidati i VLEN-it, Blerim Islami, së bashku me Bashkim Murtezin, Sekretar Organizativ në Alternativë dhe Sekretar për Resurse Njerëzore në VLEN, si dhe Afan Elezin, zëvendësdrejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, kanë zhvilluar takime me strukturat e koalicionit në Llazhan dhe Zhitosh.

Në Llazhan, Islami theksoi se ky vend ka ditur gjithmonë të qëndrojë në rrugën e drejtë dhe se rezultati i deritanishëm është fryt i angazhimit të përbashkët të aktivistëve dhe qytetarëve.
“Fitorja përfundimtare i takon Dollnenit në balotazh! Deri atëherë, bashkë do të punojmë edhe më shumë,” – u shpreh ai.

Ndërsa në Zhitosh, banorët treguan se historia e ndryshimit po vazhdon dhe se nuk pajtohen më me moskujdesin e deritanishëm. Takimi i 19 tetorit u shndërrua në një moment falënderimi dhe zotimi për fitoren përfundimtare.

“Një zë për Llazhanin, një zë për Zhitoshën- një zë për Dollnenin!
Rretho numrin 7!” – ishte mesazhi përbashkët i ekipit të VLEN-it.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull