Bilbao mposht Atleticon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales

1 Min. Leximi

Athletic Bilbao ka fituar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në udhëtim tek Atletico Madridi.

Këtë sfidë e ka vendosur goli i minutës së 25-të i shënuar nga Alex Berenguer.

- Advertisement -

Gjyqtari Alejandro Hernandez dha penallti edhe në minutën e 91-të, por pas rishikimit të situatës në VAR, e anuloi atë.

Alvaro Morata ishte në pozitë jashtë loje në momentin kur harkoi Antoine Griezmann.

Bilbao e ka epërsinë nga ndeshja e parë dhe është afër finales së Kupës së Mbretit.

Ndeshja kthyese luhet më 29 shkurt.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull