Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka publikuar disa fotografi nga Reçica e madhe, duke treguar se janë duke vazhduar punimet.
“Vazhdon puna në Reçicë të madhe deri te mbikalimi, qarkorja në autostradë! Shumë shpejt do të filloj edhe asfaltimi i së njëjtës! Jemi në krye të detyrës për t’i realizuar premtimet tona!”, ka shkruar Kasami.



