Bilall Kasami: Sot fjala u takon qytetarëve – shfrytëzojeni këtë ditë të bukur për të votuar

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shfrytëzuar të drejtën e tij demokratike për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami theksoi se votën e tij e dha duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve, zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e shoqërisë.

“Sapo shfrytëzova të drejtën time demokratike për të votuar në këto zgjedhje lokale. Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë,” – shkroi ai.

Kasami u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë proces demokratik.

“Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment,” – përfundoi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull