Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë sot 76 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore në Tetovë.


Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Kasamit.
Në këtë ditë të shënuar të 7 Marsit, Dita e Mësuesit, është një moment i veçantë për të nderuar mësuesit dhe punën e paepur që ata bëjnë për formimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Sot, si Kryetar i Komunës së Tetovës, pata kënaqësinë të ndaj 76 Vendime për mësuesit e shkollave fillore në qytetin tonë. Këto vendime janë një falënderim i vogël për ata që çdo ditë janë të angazhuar në ndërtimin e të ardhmes sonë.
Mësuesit janë ata që përhapin dijen, formojnë karakterin dhe mbjellin vlerat e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Ata janë shtylla e shoqërisë tonë, dhe arsimi është çelësi për një të ardhme më të mirë. Me këtë akt, ne jo vetëm që shpërblejmë punën e tyre, por gjithashtu angazhohemi për një sistem arsimor më të fortë dhe të qëndrueshëm.
Festa e 7 Marsit, kjo ditë e shenjtë e mësuesve, është një mundësi e shkëlqyer për të përkujtuar rëndësinë e edukatës dhe për të treguar mbështetje të vazhdueshme ndaj atyre që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të ndershme dhe më të drejtë.
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj të shënuar!