Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, promovoi sot përfundimin e punimeve në rrugën “Murat Baftjari”, e cila ndodhet në Çarshinë e Epërme të qytetit.
Rruga e re pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin rrugor në këtë zonë të frekuentuar dhe të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve.
“Edhe një rrugë e re për Tetovën dhe Tetovarët! Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën ‘Murat Baftjari’, në Çarshi të Epërme! Një rrugë që lehtëson qarkullimin rrugor dhe përmirëson dukshëm jetën e qytetarëve!”, tha Kasami.
Kryetari u shpreh se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës me projekte konkrete që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Shihemi në projektin e radhës!”, përfundoi ai.