Sot prita në takim ambasadoren e Suedisë në Shkup, znj. Ami Larson Jein dhe zëvendës ambasadoren, Elisabet Dalberg Frisk, ku diskutuam për tema të rëndësishme më nivel lokal. Komuna e Tetovës dhe ambasada e Suedisë, janë seriozisht të interesuar për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal, ndërmjet organizatave të ndryshme, shoqatave që të kenë mundësinë në realizimin e projekteve që janë në dobi të qytetarëve dhe qytetit tonë. Gjithashtu në takim diskutuam edhe mbi aktualitetin politik, reformat dhe sundimin e ligjit. Me ambasadoren u dakorduam që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen të kemi projekte konkrete, punë dhe përkushtim.
Bilall Kasami priti në takim ambasadoren suedeze, Ami Larson Jein

Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


