Bilall Kasami nga Saraji: Bashkimi i VLEN rrugë pa kthim pas vendimit të Kuvendit Qendror

1 Min. Leximi

Kryetari i Lëvizja BESA dhe një nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në Saraj, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të bashkimit dhe strukturimit të koalicionit.

Në një status publik, Kasami u shpreh mirënjohës për mbështetjen e strukturave lokale.

Ai theksoi se gjatë takimit është diskutuar për të ardhmen e koalicionit, duke shtuar se “me vendimin e Kuvendit Qendror, nisëm rrugën pa kthim për bashkimin dhe strukturimin e VLEN-it, krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë”.

Sipas tij, procesi i bashkimit po realizohet si rezultat i kërkesës së drejtpërdrejtë nga baza.

“VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në dy palë zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar ai.

Kasami gjithashtu falënderoi strukturat lokale për angazhimin e tyre, duke vlerësuar kontributin në rezultatet zgjedhore në Saraj. Ai i ftoi aktivistët që energjinë dhe angazhimin aktual ta fokusojnë në procesin e bashkimit dhe homogjenizimit të mëtejmë të koalicionit.

Në fund të mesazhit, ai theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe organizativ për realizimin e objektivave të përbashkëta politike në periudhën e ardhshme.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull