Bilall Kasami: Në këto zgjedhje, Ali Ahmetin do ta çojmë në histori!

1 Min. Leximi

Në tubimin e mbajtur sonte në komunën e Zhelinës, njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, mbajti një fjalim të fuqishëm drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të ndryshimit politik në vend.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Duke folur për nevojën e një epoke të re në politikën shqiptare, Kasami goditi ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke përdorur një metaforë që ngjalli entuziazëm të madh në publik:

“Ata i ndrojnë emrat si thotë populli, ujku e ndron qimen po jo edhe tabiatin. Aliu është po ai që ka qenë, prandaj në këto zgjedhje janë ato që Aliun duhet ta çojnë në histori.”

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Kasami theksoi se këto zgjedhje lokale janë më shumë se një garë politike — janë momenti i kthesës për t’i dhënë fund një periudhe të gjatë stagnimi dhe për ta hapur një faqe të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Tetova dhe Zhelina po flasin me një zë të ri, duke kërkuar ndershmëri, zhvillim dhe përfaqësim të denjë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull