Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim me banorët e fshatit Gajre.
Në atmosferë miqësore, u diskutuan problemet me të cilat përballen banorët në përditshmëri, por edhe idetë dhe vizioni për zhvillimin e Tetovës.
Kasami u shpreh se malësia e Tetovës gjithmonë ka qenë shembull i forcës dhe qëndrueshmërisë, ndërsa këto vlera janë të domosdoshme për të ecur përpara si qytet.
Ai shtoi se 19 tetori do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Tetovës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe unitetit për një të nesërme më të mirë.