Deputeti Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim është në trend rritës, ndërsa sipas tij, grupimi politik VLEN po përballet me rënie të mbështetjes.
“Pas zgjedhjeve lokale kemi diskutuar në këtë studio për inxhinierinë zgjedhore. Ajo që dëshmon vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikave tona është fakti se BDI shënon rritje në çdo hulumtim dhe matje të opinionit të realizuara nga institucione relevante, jo të porositura nga ne. Ndërkohë, vetëm dy muaj pas zgjedhjeve, VLEN po regjistron rënie të mbështetjes. Kjo tregon konsistencën tonë politike,” u shpreh Bexheti. /SHENJA/

