Besar Durmishi dhe Muhamet Hoxha diskutojnë për thjeshtimin e procedurave administrative

1 Min. Leximi

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka njoftuar se së bashku me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha kanë zhvilluar një takim punë në lidhje me Metodologjinë e re për Thjeshtimin e Procedurave Administrative.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, zhvilluam një takim pune në lidhje me Metodologjinë e re për Thjeshtimin e Procedurave Administrative.
Ky hap, si pjesë e Agjendës së Reformave 2024–2027, synon të krijojë një sistem më efikas që do t’i ndihmojë drejtpërdrejt kompanitë, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Si pjesë e procesit, janë hartuar 100 procedura administrative, nga të cilat 50 do të jenë përparësi për thjeshtim. Mbi 30 procedura në sektorin mjedisor tashmë janë njohur si çelësi për përmirësim.
Ne vazhdojmë me hapa konkretë për të ulur burokracinë dhe për të përmirësuar klimën e biznesit!”, ka shkruar Durmishi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull