Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e bizneseve të Vizbegut, me ftesë nga Shoqata e Afaristëve të Vizbegut.
“Së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, z. Izet Mexhiti dhe kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, z. Orce Gjorgjievski, bashkëbiseduam me afaristët për sfidat dhe mundësitë që ofron kjo zonë me potencial të jashtëzakonshëm.
Vizbegu ka çdo parakusht për t’u shndërruar në një qendër të gjallë të zhvillimit ekonomik. Afërsia me qendrën e Shkupit, dinamika e bizneseve dhe energjia e njerëzve këtu janë burim frymëzimi.
Si bartës liste i VLEN-it për Këshillin e Qytetit të Shkupit, angazhohem fuqishëm që bizneset e Vizbegut të kenë qasje të barabartë në mbështetje institucionale, lehtësira infrastrukturore dhe një klimë të re bashkëpunimi me institucionet e qytetit.
Vizbegu meriton zhvillim dhe mbështetje, ndërsa ne do të punojmë që këto të bëhen realitet! Një zë… VLEN 7”, ka shkruar Berisha.
