“Qyteti nuk mund të zhvillohet pa pastërti”, thotë bartësi i listës për qytetin e Shkupit Zekerija Berisha duke prezantuar planin për transformimin ekologjik të kryeqytetit.
Sipas tij, Shkupi do të pajiset me më shumë kosha për mbeturina, do të futet sistemi i riciklimit të detyrueshëm si në qytetet evropiane, dhe do të shkrihen të gjitha deponitë e paligjshme.
Por nisma nuk ndalet aty. Berisha njoftoi edhe aksione të përbashkëta pastrimi me qytetarët, për të ndërtuar një kulturë të përbashkët përgjegjësie.
“Shkupi i pastër bëhet vetëm kur të gjithë kontribuojmë,” u shpreh ai, duke apeluar për bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit./Zyrtare.net/

