Berisha: Këshillit i Qytetit të Shkupit miratoi një sërë vendimesh me rëndësi

1 Min. Leximi

Sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit janë miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për funksionimin më efikas të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Këshilltarët e VLEN-it, siç ka theksuar Zekerija Berisha, kanë kontribuuar aktivisht në mbështetjen e çdo vendimi që sjell transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional, përmirësim të higjienës komunale, rritje të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, si dhe modernizim të shërbimeve publike.

“Përkrahëm iniciativat për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e rendit komunal, përforcimin e inspektorateve, si dhe pranim-dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve të reja që do t’i shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, mbështetëm programet lehtësuese për transportin dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më gjithëpërfshirës. VLEN mbetet zë i qytetarëve dhe garanton se çdo vendim i ynë është në funksion të një qyteti më të pastër, më të organizuar dhe më social”, ka thënë këshilltari nga VLEN, Zekerija Berisha.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull