Belgjikë, ndalohet përdorimi i smartfonave në shkollat fillore dhe të mesme

1 Min. Leximi

Bruksel

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në rajonet belge ku flitet gjuha frënge dhe në kryeqytetin Bruksel u është ndaluar përdorimi i smartfonave, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Sipas vendimit të marrë nga Rrjeti i Arsimit Valonia-Bruksel (WBE), duke filluar nga viti akademik 2024-2025, i cili do të fillojë më 26 gusht, në 373 shkolla që ofrojnë arsim në frëngjisht, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalohet të marrin me vete smarfonat.

- Advertisement -

Ndalesa do të përfshijë 132.600 nxënës. Në pjesën flamane të vendit, qeveria pritet të dakordohet për një ndalim të tillë.

Në Belgjikë, të gjitha shkollat ​​ndjekin rregullat e tyre, disa ndaluan të gjitha llojet e pajisjeve elektronike në shkolla, ndërsa të tjerat tregojnë fleksibilitet.

WBE raportoi se vendimi u mor pasi nxënësit bënin imazhe të njëri-tjetrit me smartfona dhe i shpërndanin ato në platformat e mediave sociale, gjë që rezultoi në një numër në rritje të krimeve të ngacmimit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull