Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbetet në paraburgim, ndërsa ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, në arrest shtëpiak. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Shtip pasi i refuzoi ankesat e tyre si të pabazuara.
Ata janë të dyshuar në kuadër të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 61 persona.
Në paraburgim mbetet edhe ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç-Duroviq, e cila ka nënshkruar licencën e dytë për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike të lokalit.
Gjykata ka vendosur për gjithsej 8 ankesa, prej të cilave vetëm një është pranuar, ku masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me masa kujdesi për njërin nga të dyshuarit, një inspektor në Inspektoratin Shtetëror të Tregut nga Vinica.
Bekteshi mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën
