Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali tha sonte në Konventën promovuese të kandidatit për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri, se fitorja e zgjedhjeve lokale për VLEN nuk ka kuptim pa fitoren në Gostivar dhe Vrapçisht.

“Asnjë qeveri në të kaluarën nuk është kujdesur për komunat siç është kujdesur VLEN. Ta lësh Vrapçishtin në dorën e një opozitë që nuk i dihet as emri, është mënyra më e mirë se si dënohet një komunë dhe si dëmtohen qytetarët e kësaj komune”, tha Sali.
Arsyeja e dytë, shton Sali, është se Zuli është ndryshimi, ndershmëria dhe faqja e re për Vrapçishtin.
“Zuli për dallim nga tjerët e ka përkrahjen e qeverisë dhe do ta ketë edhe mbështetjen e qytetarëve të Vrapçishtit. Jam i bindur se votuesi i kësaj komune është mjaft i vetëdijshëm dhe Demiri e meriton pëkrahjen e banorëve të Vrapçishtit”, theksoi Sali, njëherësh edhe ministër për Çështje Evropiane.
Ai ka rikujtuar se cila është partia që e mbështet kundërkandidatin, sa projekte ka realizuar ajo parti në këto dy mandate në Vrapçisht.
“Dhe a meriton të dënohet ky popull apo duhet të shpërblehet me një figurë të re si Zuli. Vrapçishtit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe të hyjë në rendin e komunave të suksesshme të banuara me shqiptarë”, ka thënë Sali.


