Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në manifestimin qendror të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, duke vlerësuar rolin e SHBA-së si partner strategjik dhe mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut.
“Kisha kënaqësinë të jem pjesë e manifestimit qendror të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Ky jubile i rëndësishëm na kujton vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, mbi të cilat ndërtohen shoqëritë moderne demokratike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe mik i dëshmuar i vendit tonë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike, sigurisë dhe rrugëtimit tonë euroatlantik.
Urime për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe mirënjohje për partneritetin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, deklaroi Sali.

