Deputeti dhe ushtruesi i detyrës kryetar i Alternativës, Bekim Sali, pas votimit të Afrim Gashit për kryetar të kuvendit, ka shkruar se beson se ai do të përfaqëson denjësisht dhe do ta bëj krenarë çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
“Kur e filluam këtë rrugëtim, ishim pak, por me vullnet të fortë për ndryshime pozitive në shoqëri. Sot po i vjelim frytet e një angazhimi jo të lehtë, me shumë pengesa e vështirësi. Por, nga ky këndvështrim, mund të them lirisht se ia vlejti.
Urime funksionin e Kryetarit të Kuvendit, Afrim! Jam i bindur se do ta përfaqësosh denjësisht dhe do ta bësh krenar çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Faleminderit që na udhëhoqe faqebardhë deri në këtë fitore!”, ka shkruar Bekim Sali.