Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka uruar për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare.
“Një ditë e madhe për Kosovën! Populli foli me vendosmëri, duke i dhënë mbështetje të fuqishme vizionit për një të ardhme më të mirë. Kjo fitore nuk është vetëm e një partie, por e gjithë atyre që besojnë në drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar!
Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj për këtë triumf të madh! Rruga përpara është plot sfida, por me këtë besim dhe përkushtim, Kosova do të ecë gjithmonë përpara!
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të jenë gjithnjë pranë njëra-tjetrës, duke ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi dhe vëllazërie!”, ka shkruar deputeti Sali.
Bekim Sali: Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj për këtë triumf të madh!
