Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, takoi u.d. ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes.
Siç bëri të ditur Sali, në takim u rikonfirmua partneriteti i fortë strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u diskutua edhe për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes. Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, shkroi Sali.
Ai shtoi se vendi mbetet i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësoi si aleat të rëndësishëm dhe partner të besueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

