Bekim Sali takohet me ambasadorin e Qipros Andreas Fotiou

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiou.
“Diskutuam për procesin e eurointegrimeve, marrëdhëniet bilaterale dhe agjendën reformuese që po realizohet me dinamikën e paraparë. E urova ambasadorin edhe personalisht për kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull