Zëvendëskryeministri Bekim Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Shkup, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosova.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Sipas tij, kjo datë është fryt i një rruge të gjatë sakrificash dhe përpjekjesh për liri, dinjitet dhe ndërtim të shtetit.
Në fund, Sali përcolli urimet për Kosovën, duke shprehur besimin se rruga e saj drejt zhvillimit dhe forcimit institucional do të vazhdojë me vendosmëri.
Urime Kosovë.

