Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka marrë pjesë sonte në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ai ishte i shoqëruar nga zëvendëssekretari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, dhe zëvendësministrja për Transport, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
“Nder i veçantë të jem pjesë e këtij momenti, për t’i dhënë zë qeverisjes së mirë në kuadër të pushtetit qendror të këtij subjekti, por edhe për të përkrahur kandidatin për Prishtinën, Hajrullah Çekun, i cili si ministër e ka dëshmuar veten profesionalisht”, shkroi Sali.
Ai theksoi se bashkëpunimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës ka qenë në nivelin më të lartë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, projekti “One Stop Shop” është një prej arritjeve që afron të dy vendet drejt heqjes së kufijve, ndërsa paralajmëroi edhe shumë projekte të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

