Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se në kuadër të takimeve të rregullta vjetore si deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, këtë vit kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në Ohio, SHBA.
“Ishte kënaqësi të përfaqësonim vendin tonë së bashku me kolegë deputetë, ku vizituam vendin historik ku është nënshkruar Marrëveshja e Paqes mes Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë.
Gjithashtu, në fjalimet e liderëve botërorë u përcollën mesazhe të fuqishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, si dhe u theksua roli i NATO-s si një ndër faktorët kyç në sigurinë globale”, ka shkruar deputeti Sali.
Bekim Sali: Në Ohio të SHBA-së për të shënuar 30-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit

Ndani këtë artikull