Deputeti Bekim Sali nga konaku i familjes Berisha në Kondovë, ka deklaruar se fryma e fitores dhe ndryshimit tashmë është e ndjeshme edhe në Saraj.
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, Ministrin për Çështje Europiane, Orhan Murtezanin, kandidatin për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiun, dhe kandidatin për Komunën e Sarajit, Muhamed Elmazin, patëm kënaqësinë të jemi në konak tek familja Berisha në Kondovë.
Fryma e fitores dhe ndryshimit tashmë është e ndjeshme edhe në Saraj!
Muhamed Elmazi është simboli i përkushtimit, vizionit dhe ndryshimit që ia VLEN!”, ka shkruar deputeti Sali.
