Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, mori pjesë sot në manifestimin tradicional “Sunetimi 2025”, organizuar nga Organizata Humanitare “El Hilal” në bashkëpunim me Komunën e Konjës dhe Komunën e Çairit.

Në një status në rrjete sociale, Sali theksoi se ky aktivitet tashmë është shndërruar në një simbol të solidaritetit, vëllazërisë dhe kujdesit për gjeneratat e reja. Ai vlerësoi lart organizimin dhe atmosferën festive të manifestimit, duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në një ngjarje që reflekton vlerat më të mira humane dhe fetare.

“Ishte kënaqësi të shihje qindra fëmijë të buzëqeshur, prindër të lumtur dhe një organizim të përkryer,” shkroi Sali.