Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka ndarë një mesazh pas hapjes solemne të çerdhes më të madhe në Maqedoninë e Veriut, “Bambi”, në Çair. Ai ishte i pranishëm në ceremoni bashkë me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, kandidatin për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, si dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanin.
“Kjo çerdhe është me një kapacitet prej 350 fëmijësh dhe 22 klasa funksionale, dhe llogaritet çerdhja më e madhe në nivel shtetëror”, shkruan Sali.
Ai theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për fëmijët dhe komunitetin:
“Më të vegjëlit e Çairit meritojnë hapësira të këtilla të mësimit, edukimit dhe argëtimit. Ne, nuk do të ndalemi me kaq!”