Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se kuvendi sapo ka votuar propozim ligjin për vauçerët studentorë.
Sipas tij, me këtë ligj, më shumë se 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro.
“LAJM I MIRË PËR STUDENTËT!
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi sot propozim-ligjin për vauçerët studentorë!
Çdo student i rregullt deri në moshën 29 vjeç do të përfitojë një vauçer prej 250 €, që mund të përdoret për blerjen e:
Laptopëve
Tabletëve
Pajisjeve të tjera elektronike për studime
Më shumë se 55,000 studentë do të përfitojnë nga kjo nismë që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të studimit dhe digjitalizimin e arsimit të lartë”, ka shkruar deputeti Sali.
Bekim Sali: Kuvendi sapo votoi ligjin, mbi 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro

Ndani këtë artikull