Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, është takuar me artistët, me të cilët kanë diskutuar për brengat e tyre si dhe vizionin për një qytet me aktivitete të shumta kulturore.
“Së bashku me kandidatin e VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, u takuam me artistët, njerëzit që po i japin gjallëri qytetit.
Dëgjuam brengat dhe kërkesat e tyre, si dhe vizionin e tyre për një qytet me aktivitete të shumta kulturore, por edhe me kushte të dinjitetshme për artistët.
Askush nuk e besonte, por Marrëveshja Kolektive e nënshkruar në kohën kur ne si subjekt drejtonim me Ministrinë e Kulturës ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Ne do të vazhdojmë ta dëgjojmë zërin e tyre dhe do të mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për artistët me qëllim që ata të kanë mundësi ta mbajnë gjallë publikun”, ka deklaruar Sali.
Bekim Sali: Kushte dinjitoze dhe më shumë aktivitete kulturore në Çair

Ndani këtë artikull