Deputeti i VLEN, Bekim Sali, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, duke e akuzuar për përpjekje të dëshpëruara për t’u paraqitur si i rëndësishëm për Ali Ahmetin.
Sali kujton se lirimi i Sasho Mijallkovit ishte “kulmi i sukseseve” të Llogës si ministër, veprim që sipas tij u bë në kurriz të Ziadin Selës dhe që dëmtoi thellë partinë e tij.