Deputeti i koaliconit VLEN, Bekim Sali ka njoftuar se mbrëmë kanë qëndruar në fshatin Gërçes të komunës së Sarajit.
“Mbrëmë ishim në fshatin Gërçec të Sarajit, ku u pritëm ngrohtësisht nga shumë banorë të këtij vendbanimi.
Përkrahja masive tregon qartë një gjë: se kandidati ynë për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, dhe kandidati për kryetar të Shkupit, Bashkim Bakiu, po sjellin një frymë të re të ndryshimit.
Ky ndryshim në nivel lokal do të betonohet me votë, dhe strukturat që e kanë shkatërruar Sarajin do të mbeten vetëm pjesë e së kaluarës”, ka deklaruar Sali.
