Bekim Sali: Dibra ka nevojë për një udhëheqje të re, energjike dhe me vizion!

1 Min. Leximi

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka vizituar qytein e Dibrës. Siç, qëndron në njoftimin e VLEN-it, Sali ka shprehur përkushtimin e tij të veçantë për zhvillimin ekonomik të qytetit duke vënë theks te përkrahja për bizneset vendore, hapja e mundësive të reja për investime dhe krijimi i vendeve të punës.
“Gjithashtu vlen të theksohet se si ish-Ministër i Shëndetësisë, ai ka treguar kujdes të veçantë për Dibrën, duke e pajisur spitalin e qytetit tonë me aparaturë moderne për mamografi, një investim i rëndësishëm për shëndetin e grave dhe kujdesin shëndetësor në përgjithësi.
Në përmbyllje të vizitës së tij, z. Bekim Sali dha një mesazh të qartë: Dibra ka nevojë për një udhëheqje të re, energjike dhe me vizion. Prandaj, ai shprehu mbështetje të fuqishme për kandidatin tonë për kryetar komune, z. Fisnik Mela, dhe bartësin e listës z. Afrim Krkuti, duke i ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen rreth tyre për ta bërë realitet ndryshimin që Dibra e meriton”, thuhet në njoftimin e VLEN-it. /Alfax.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull