Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, duke e cilësuar çdo akt dhune dhe vandalizmi ndaj përfaqësive diplomatike si të papranueshëm.
Ai theksoi se siguria e misioneve diplomatike është obligim ndërkombëtar dhe se institucionet e sigurisë tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.
Sali nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, Konventës së Vjenës dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në dialog, respekt dhe vlera evropiane.

