Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka theksuar se Çairi po përjeton një transformim të madh falë investimeve të reja nga Qeveria. Ai, së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, inspektuan nga afër punimet në Çairin e Vjetër, ku po realizohet rikonstruksioni i 2 kilometrave rrugë.
Statusi i plotë i Bekim Salit:
“Çairi po ndryshon, me investime historike nga Qeveria VLEN!
Sot, së bashku me kandidatin për kryetar komune nga VLEN, z. Izet Mexhiti, inspektuam nga afër punimet në Çairin e Vjetër, konkretisht rikonstruksionin e 2 kilometrave rrugë.
Po ndërtojmë trotuare të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë.
Në të njëjtën kohë, po realizojmë edhe projektin e ndriçimit publik, me një vlerë prej 7.264.000 denarë.
VLEN për Çairin!”