Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiit, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të rikonstruimit të Sallës së Partizanit.
“Sot, së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, morëm pjesë në fillimin e punimeve të rikonstruimit të Sallës Partizani.
1.5 milion euro është investimi i cili këtë sallë sportive përfundimisht do t`ia rikthej rinisë së Çairit, dashamirëve të sportit si dhe do të jetë vend frymëzimi për gjeneratat e reja.
Çairi meriton më shumë dhe do të fitoj më shumë. Për këtë gjë përkujdeset Qeveria VLEN”, ka shkruar Bekim Sali.
Bekim Sali: Çairi meriton më shumë dhe do të fitoj më shumë, për këtë gjë përkujdeset Qeveria VLEN

Ndani këtë artikull