Bekim Sali: Banorët e Çairit meritojnë tretman të drejtë

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar se banorët e rrugës “Avram Pisevski” në lagjen Gazi Babë nuk do të kenë më probleme me ujësjellësin.

“Sot, bashkë me kandidatin e VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, inspektuam nga afër punimet,” shkroi Sali.

- Advertisement -

Ai theksoi se prioritet i koalicionit mbetet zgjidhja e shpejtë e problemeve infrastrukturore. “E kemi vendosur që temat e tilla si ujësjellësi, kanalizimi t’i kryejmë në afat rekord me qëllim që qytetarët të mos i lodhim më,” u shpreh deputeti i VLEN-it.

- Advertisement -

Në fund, ai nënvizoi: “Banorët e Çairit meritojnë tretman të drejtë.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull